Mjeku Ligjor Pogradec

Mjeku Ligjor Pogradec merr përsipër:

  1. të marrë masa për ekzaminimin e menjëhershëm dhe sipas parametrave të kërkuara në rast të paraqitjes të rasteve të dhunës në familje;
  2. të vijojë me procedurat përkatëse për ekzaminimin mjeko-ligjor, duke prioritarizuar rastet e dhunës në familje;
  3. të prioritarizojë dhe të mos diskriminojë në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, veçanërisht për shkak të gjinisë, moshës, përkatësisë etnike, gjendjes civile, etj.