Zyra Vendore e Punësimit Pogradec merr përsipër:
- të përfshijë dhe trajtojë me prioritet të gjitha rastet e viktimave të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, në programet për nxitjen e punësimit dhe formimit profesional;
- të marrë masa në sistemimin e këtyre viktimave në programe të caktuara të formimit profesional, varësisht nevojave të tyre;
- të shqyrtojë me prioritet dhe procedura të përshpejtuara, të gjitha rastet e dhunës në familje që referohen nga mekanizmi i referimit;
- në rast identifikimi/konstatimi të një situate të dhunës në familje, të bëjë menjëherë informimin dhe referimin tek antarët e mekanizmit të referimit;
- të ndihmojë në sensibilizimin dhe informimin e komunitetit, si dhe mbi mbrojtjen dhe ndihmën që mund t’ju ofrohet viktimave të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje;
- të identifikojë dhe adresojë nevojat për trajnimin e personelit veçanërisht në lidhje me komunikimin, krijimin e besimit si dhe informimin e referimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe asaj në familje.