ESE Tema: “Kundër dhunës ndaj femrave”
Jetojmë në një epokë demokratike, në një shekull të zhvillluar dhe sërisht, shoqëria jonë nuk është ndërgjegjësuar siç duhet. Derdhen lotë, humbasin jetë sepse ekstremizmi i dhunshëm qoftë me burim fetar, ideologjik, politik, social, racor nuk ndalon. Tashmë dhuna është bërë pjesë e shoqërisë tonë, e komunikimit tonë dhe ne nuk mund ta anashkalojmë këtë “vepër” kaq të mjerueshme. Jemi kaq të edukuar dhe nuk mund të ndalemi për një kohë dhe të tjerët rreth nesh?! Shumë keq! Në qoftë se ne jemi të lumtur, ka shumë që jetojnë çdo ditë në frikë, ka ekstremistë që çdo ditë bëjnë vepra të këqija, dhe bëjnë pre të tyre shumë të pafajshëm.
Të gjithë jemi të barabartë, por jo të gjithë sillemi si të tillë. Femra edhe pse ndryshon nga mashkulli, ka të drejta të barbarta. Që nga periudha e hershme, rolin kryesor në familje e luante mashkulli dhe femrës i mohoeshin shumë të drejta. Me kalimin e kohës shumë gjëra ndryshuan, gruaja mori një rol të rëndësishëm dhe mund të ishte në nivel me burrin. E tani që kanë kaluar shekuj, femrës nuk i mohohen të drejtat, por a ndodh kështu në të gjithë vendet e botës? Jo. Në shumë vende gruaja trajtohet në një mënyrë vërtet për të ardhur keq. Raste të tilla ndodhin edhe në vendin tonë, gruaja trajtohet si një skllave dhe lumturia e saj varet në duart e bashkëshortit. Mjaft denoncime, vrasje që ne shohim apo dëgjojmë si pasojë e dhunës, sepse burrat nuk janë të ndërgjegjësuar, nuk janë të edukuar sa të mendojnë se jeta pa femrën është e pamundur. Dhuna në familje kundër femrës, ndikon shumë dhe tek fëmijët, ndikon tek gjendja e tyre psikologjike dhe tek e gjithë jeta e tyre. Pse duhet të shohë një fëmijë, babain teksa godet nënën e tij, teksa e fyen dhe e injoron atë. Vallë si do të ishte nëse ata do të falnin dashuri, lumturi tek bashkëshortet? Kaq e pamundur është arritja e lumturisë? Në qoftë se meshkujt do të falnin më shumë dashuri dhe respekt për femrat, do të ishte çdo gjë shumë e bukur. Jeta është shumë e shkurtër dhe çdokush duhet të falë sa më shumë lumturi, paqe dhe dashuri.
Duhet të merren masa më shumë për ndërgjegjësimin e shoqërisë. Femrës duhet t’i repektohen të drejtat, duhet të trajtohet në një mënyrë të barabartëme burrin. Le t’i themi “Stop dhunës ndaj femrave”. Femra është tepër e rëndësishme, mos përfitoni nga brishtësia e tyre për t’i dhunuar ato. Mos lejoni që femra të qajë, të tentojë të vetvritet nga pasoja e dhunës, por bëji ato të qeshin. Mos e lejoni veten të shihni trishtim dhe lotët në sytë e fëmijve, por faluni dashuri prindërore. Askush nuk është vetëm. Ne jemi këtu, për të ndihmuar njeri-tjetrin. E dashur, ti je një FEMËR dhe mund t’ia dalësh. Largoji nga jeta personat që të dhunojnë.
Punoi: Amarda Hymetllari
Shkolla “14 Engjëjt”
Kundër dhunës ndaj femrave
Shperndaje
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram