Pax Albanica, Mustafa Nano

“Pax Albanica” është një hulumtim i kujdesshëm në të shkuarën tonë, përmes rrëfimeve të gjetura në arkivat e kohës, të udhëtarëve, gazetarëve që shkelën herët në Shqipëri apo mendjeve të ndritura shqiptare, duke ndërtuar një portret të munguar deri tani mbi raportin që shqiptarët kanë mbajtur me fenë që nga pushtimi osman.

Ajo për të cilën mburren shqiptarët “harmonia fetare” është argument mbi të cilin është bazuar libri “Pax Albanica” i publicistit Mustafa Nano për të sjellë ato të vërteta që shpesh nuk thuhen.
Gjatë promovimit të librit mbrëmjen e djeshme, publicistë, historian dhe gazetër e miq të autorit kanë zbuluar pak nga libri duke përcjellë përshtypjet e tyre.
Pax Albanica” shtron pyetje të vështira por edhe përgjigjet janë të tilla. “Ndërsa nuk shquhemi për tolerancë në shumicën e gjerave, në çështjen e feve aty ku të tjerët kanë thyer kokën, shqiptarët kanë dëshmuar dhe dëshmojnë tolerancë. Në fund të këtij libri nano shkruan se tolerance fetare është shansi ynë për mbijetesë si komb. Mos harrojmë se është pikërisht kjo “Pax Albania” që sjell në Tiranë këtë javë Papa Françeskun”, tha Remzi Lani. “Kush e njeh autorin e di që nuk do të bëntë gjithë këtë punë për të qenë dakort me të.
Duket se shqiptarët e Mustafa Nanos nuk përshtaten me besimet, por i përshtasin ato. Ndoshta kjo i vjen nga vetëdija kulturore që i ban lakonik kufijtë e modestisë, apo për faktin se në arabisht “Mustafa” do të thotë i zgjedhur nga zoti”, tha Agron Gjekmarkaj Ashtu si botimi I mëparshëm “Un jam gegë” edhe libri i rradhës pritet të sjellë provokime e kundërshtime, tashmë për argumentin e fesë dhe a u konvertuan me dhunë shqiptarët në myslimanë? “Një nga idetë e mija është se shqiptarët kanë probleme me të vërtetën, shumë shpesh të vërtetat e shqiptarëve folklorizohen dhe shumë shpesh kemi të bëjme me heronj që nuk janë të tillë, ose heronj që janë të tillë, por që i kemi harruar”, u shpreh Enkel Demi. Ndërsa është mësuar të provokojë të ftuarit e tij në Jamais VU me fotot që servir, tashmë ka qënë rradha e tij të komentojë fotot Enkel Demi: Jam i sigurtë që përveç këtyre njerëzve që folën mirë për librin, pastaj ty do të shpallin tradhëtar dhe do mallkohesh dhe për këtë ti je i bindur.
Mustafa Nano: Jam i përgatitur për këtë
Enkel Demi: Dhe jam i sigurt që do të ketë edhe një sërë shkrimesh të njerëzve që nuk do ta lexojnë librin, por do të bëjnë shkrime. Mustafa Nano: Ky është një sport, një sport shumë popullor në Shqipëri Promovimi i librit u përcoll në twitter nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro Pax Albanica e Mustafa Nanos leshon zerin e vet nen shenjen e javes se bashkejeteses.

Analisti Mustafa Nano sjell për herë të parë një studim mbi historinë e fesë në Shqipëri. “Pax Albanica”, botimi më i ri i Shtëpisë Botuese “Saras”, është një hulumtim i kujdesshëm në të shkuarën tonë, përmes rrëfimeve të gjetura në arkivat e kohës, të udhëtarëve, gazetarëve që shkelën herët në Shqipëri apo mendjeve të ndritura shqiptare, duke ndërtuar një portret të munguar deri tani mbi raportin që shqiptarët kanë mbajtur me fenë që nga pushtimi osman.
Në gusht të vitit 1936, Faik Konica, shkoi plot ëndje të shihte një film të shkurtër për Shqipërinë, që po shfaqej në një prej kinemave të Uashingtonit.
Në shënimet e tij, teksa ndërtonte librin “Shqipëria kopshti shkëmbor i Europës Juglindore”, ai nënvizonte me nervozizëm fjalët e spikerit, i cili tha se “e tërë popullsia e Shqipërisë është myslimane”. “Sikur ai orakull ta kish marrë punën pak më shtruar dhe të kishte marrë mundimin të pyeste, për shembull, për besimin e ministrave të qeverisë së Shqipërisë, do të kishte marrë përgjigjen e saktë se nga të gjashtë ministrat që formojnë kabinetin e sotëm, tre janë katolikë, një është ortodoks dhe dy janë myslimanë; edhe po të përfshihet në këtë numër kryeministri, i cili në këtë qeveri është mysliman, na del një shumicë prej katër të krishterësh dhe një pakicë prej tre myslimanësh”, shkruante Konica.
Por jeta është e shkurtër, thoshte ai, studimi kërkon lodhje, njeriu përton të mendojë thellë, publiku është i durueshëm dhe ha çdo gjë që t’i vësh përpara; prandaj përse të lodhesh të kërkosh faktet, kurse pa pikë zori mund të këputësh, pa pehriz, lloj-lloj hamendësimesh e trillimesh me okë? Konica besonte se Shqipëria nuk është një vend mysliman, duke nënvizuar tri besimet.
Në hulumtimin e tij bashkangjitur në librin që nuk mundi ta shihte të botuar, ai ishte i bindur se njohuritë mbi raportin e shqiptarëve me besimin ishin të pakta dhe fragmentare.
Përgjatë 45 viteve të komunizmit, feja ishte e ndaluar në vend dhe gjithçka ishte shkruar mbi të mbeti arkivave, apo në kujtimet dhe shënimet e të huajve që e shkelën këtë vend. Gati 80 vjet nga studimi fragmentar i Konicës, një tjetër gazetar me shije të hollë për shkrimin si ai, i rikthehet kësaj çështjeje, duke sjellë për herë të parë në një libër një vështrim historik, shkruar plot stil mbi raportin që shqiptarët kanë pasur me fenë në shekuj. Një tezë e guximshme, të cilën Mustafa Nano duket se e ka marrë me pasion, teksa lexon librin e tij më të ri “Pax Albanica”, botim i Shtëpisë Botuese “Saras”.
Një libër që e sjell në një tjetër dimension profilin gazetaresk të Nanos, duke ndërtuar një tablo të plotë të atmosferës fetare ndër shekuj te shqiptarët që para pushtimit osman e më pas. Një libër që çdo historian do të donte ta kishte shkruar me stilin e Nanos, i cili nuk e fsheh mes rreshtash grishjen nga historia.
Libri ka ardhur pas një pune të gjatë hulumtuese, për të bërë bashkë në 244 faqe gazetarë, udhëtarë të huaj që vizituan dhe shkruan për Shqipërinë, mendje të zgjuara të këtij vendi, apo copëza shkrimesh në shtypin e kohës që plotësojnë panoramën historike të besimeve fetare në vend. Në botimet shqipe pas viteve ‘90, qoftë dhe në atë publicistike, mungojnë libra që i referohen një teme të tillë.

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram