Të mësuarit për të drejtat e njeriut promovon një kulturë të jodhunës dhe mosdiskriminimit dhe nxit ndjenjat e respektimit dhe tolerancës

ESE Tema: “Të mësuarit për të drejtat e njeriut promovon një kulturë të jodhunës dhe mosdiskriminimit dhe nxit ndjenjat e respektimit dhe tolerancës”
Siç e dimë të gjithë, të drejtat e njeriut për të qenë të barabartë përbëjnë një nga pikat kryesore që përfliten së shumti dhe një nga pikat ku përqëndrohet më shumë vëmendja. Por a mund të themi se zbatimi i këtyre të drejtave përmbush 100 % e tyre?! Le të nisim fillimisht nga rëndësia që kjo temë ka dhe ofron. Një shoqëri e cila i zbaton parimet e të drejtave themelore të njeriut, nuk është gjë tjetër veç një shoqëri që shfaq haptazi vlerat e saj, një shoqëri e cila nxit ndjenjat e respektit dhe tolerancës, pra me pak fjalë një shoqëri e lumtur.
Nga ana tjetër përballemi me një realitet të frikshëm dhe të dhimbshëm. Shohim mjaft qartë njerëz të dhunuar, njerëz të lënë pas dore nga shoqëria, madje shohim edhe njerëz të cilët janë mënjanuar nga organet shtetërore. Këta persona nuk janë gjë tjetër veçse viktima të një fenomeni mjaft të përhapur. Pas gjithë këtyre që përmendëm duhet të gjendet një zgjidhje, e cila do të sigurojë mirëqenien tek të gjithë individët. Për këtë arsye, janë ngritur shumë shoqata, disa prej të cilave botërore, që iu dalin në mbrojtje viktimave të dhunës dhe më gjerë. Por nuk duhet veçuar edhe pala tjetër, e atyre personave që janë ushtrues të dhunës të cilët duhen ndëshkuar në njëfarë mënyre. Por mënyra më e duhur do të ishte edukimi, tjetërsimi i tyre që edhe ata të jenë qytetare të drejtë pas disa kohësh.
Si përfundim mund të themi se ne nuk duhet të ndikohemi nga personat që kanë për bazë qëllimet e këqija, por duhet të jemi ata që sjellim ndryshimin tek këta persona dhe pse jo të jemi një shembull i mirë për brezat që pasojnë.

Punoi: Oresti Pengu
Shkolla “14 Engjëjt”

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram