ESE Tema: “Vetëm të bashkuar triumfojmë kundër terrorizmit”
Fenomeni antinjerëzor është në rritje. Terroristët, këta njerëz të dhunshëm, kriminelë enigmatikë, që nuk njohin asnjë ligj, asnjë etni, asnjë qeverisje, asnjë fe apo qytetërim, jetojnë me ne, pranë, madje mund të jenë dhe në lagjen tonë. Stilin e veshjesh mund ta kenë sipas modës, zakonit, frekuentojnë shkollat dhe nuk bien në sy të opinionit. Këta njerëz të rrezikshëm mendojnë dhe veprojnë me pabesi dhe befasi, me urrejtje dhe me një vendosmëri që shkon deri në vetëflijim. Terrorizmi është bërë një pengesë e madhe për emancipimin e shoqërisë njerëzore, e jetës dhe aspiratave për progres dhe begati.
Ndaj është detyrë e gjithë popujve dhe qeverive të mbarë botës, të bashkohen në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe kombëtar si armik i paqes dhe i sigurisë globale. Për t’i bërë ballë dhe për të pasur sado pak sukses në luftën kundër terrorizmit, duhet domosdoshmërisht t’i qasemi me një bashkëpunim të gjerë, duke filluar që nga individi i thjeshtë, shoqëria, organet kopetente të sigurisë kombëtare e ndërkombëtare, institucionet fetare, mediat etj.
Në këtë botë me halle, e ardhmja duket shumë e frikshme , sepse ndërimi i shekujve nxorri në dritë rrezikun e terrorizmit. Duke parë gjithë këtë ligësi, çdokush ndjen një nevojë shumë të fortë për të zhdukur terrorizmin e për të përmirësuar botën. Janë njerëzit ata që duhet të bëjnë gjithçka, pra ne. Mirëpo, a duhet të jemi pesimistë se ndoshta mund të humbasim luftën kundër terrorizmit? Përgjigja është JO. Jetojmë në një botë ku e mira dhe e keqja mbizotërojnë mbi njëra-tjetrën, por duhet të kemi parasysh që rruga drejt fitores kërkon vullnet dhe qasje bashkëpunuese.
Ledina Veshollari
Shkolla “14 Engjëjt”
Vetëm të bashkuar triumfojmë kundër terrorizmit
Shperndaje
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram